Shkarkimi i Metës, Spiropali: Aq e ka tepruar, sa sikur në sallë të ishte gjithë populli shqiptar, s’do mbetej kush pa i dhënë leksionin e merituar

Shqipëria

Shkarkimi i Metës, Spiropali: Aq e ka tepruar, sa sikur në sallë të ishte gjithë populli shqiptar, s’do mbetej kush pa i dhënë leksionin e merituar

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:14
Elisa Spiropali

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron se Meta është shkarkuar sot nga Kuvendi pasi përdhori karrigen e tij me ndërgjegje të plotë.

Ajo thotë se Meta e ka tepruar aq shumë, sa sikur gjithë populli shqiptar të ishte në sallë s’do metej askush pa i dhënë leksionin e merituar.

Spiropali thekson se Meta shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme detyrën e nderuar të Presidentit.

STATUSI NGA ELISA SPIROPALI

Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat