Analisti Julian Zyla i ftuar sot në “Breaking” në Top News, foli për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta pas votimit në Parlament.
Pas këtij votimi Meta pritet të përballet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse përfundimisht do të shkarkohet nga posti i tij.
“Nuk e di çfarë pritshmërish ka Presidenti, Gjykata Kushtetuese vendos përmbajtësisht, pra nuk shqyrton thjeshtë procesin e mbajtur nga Parlamenti. Kushtetuta i jep një rol gjykues përsa i përket fajësisë.
Parlamenti është shprehur, thuhet që ka bërë shkelje. Gjykata thotë po ose jo që vendimi i Parlamentit ndryshon ose jo,” tha Zylaj.