Një ditë pasi Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajn, është takuar me dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me dy presidentët, të cilën e shoqëron edhe me një shprehje të John Adams.
Me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.
Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin.
Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.