Vera e vërtetë, me sa duket është ende larg. Sinoptikanët parashikojnë edhe për këto ditë shira dhe rrebeshe. Kështu, dita e enjte do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore, në veri dhe lindje të territorit.
Përkohësisht, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri.
Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 12°C deri në 25°C
zonat e ulëta 17°C deri në 30°C
zonat bregdetare 15°C deri në 28°C