Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klavis Balliu u shpreh se Opozita duhet të bëjë një analizë për 25 prillin,
Balliu ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, sepse sipas tij ka bërë shumë sakrifica, ashtu sikurse ishte edhe djegia e mandateve.
Balliu: Opozita duhet të bëjë një analizë për 25 prillin, se fajin nuk e ka dikush tjetër dhe ne nuk kemi përgjegjësi. Fushata e kandidatëve në PD ka qenë e rregullt. Retorika politike brenda partisë ka qenë normale dhe zgjedhjet kanë qenë një risi, se në kampin kundërshtar nuk bëhen zgjedhje. Mendoj se procesi do të jetë shumë i suksesshëm. Unë i ftoj të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, sepse ka bërë shumë sakrifica, ashtu sikurse ishte edhe djegia e mandateve.
Ai pohoi se votën e tij do ia japë Lulzim Bashës si kryetar, por theksoi se kjo nuk ka shumë rëndësi në fakt, por rëndësi ka bashkimi pas zgjedhjeve.
Balliu: Një gjë e tillë nuk ishte qejf i madh, por para privilegjeve, Basha zgjodhi një kauzë që e besonte dhe që kombi e besonte. Kjo është faktuar sot se ka një qeveri të lidhur me krimin dhe që zgjedhjet vidhen. Prandaj unë votën time do ta jap për Lulzim Bashën si kryetar. Kjo nuk ka shumë rëndësi në fakt, por rëndësi ka bashkimi pas zgjedhjeve.