Deputeti i opozitës parlamentare Artur Rroshi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike
Roshi u shpreh se nëse i sheh të printuara deklaratat e presidentit Ilir Meta për të cilat u iniciua shkarkimi, ato nuk janë asgjë më shumë sesa metafora.
Sipas Roshit shkarkimi është një tentativë e mazhorancës, që nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të bëjë të mundur që Ilir Meta të mos jetë më aktor politik.
Deputeti thekson se qëllimi i mazhorancës do të dështojë.
“Nëse ne do të shikonim deklaratën për ‘cfuqet’ të printuar, apo nëse do ta dëgjonim në radio dhe mos të shihnim nëpërmjet ekraneve gjesestikulacionet e presidentit, nuk do të na bënte përshtypje. As mazhoranca nuk do të ndërmerrte spunto për shkarkim, pasi nëse e shikon të shkruar do të dukej si një metaforë, për të tonizuar vetëpërmbajtjen e pushtetit të mazhorancës.
Ajo duket që e gjitha është një metaforë, është e fortë, është kërcitëse pak, por në kohë fushatash të gjithë jemi të axhituar.
Presidenti ishte i shqetësuar për rekordin e zgjedhjeve, që nuk po shkonin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në fund të fundit ne dimë që nuk kemi parë zgjedhje të lira.
E para njëherë kuptohet që ideja është të goditet Ilir Meta që ai të mos jetë aktor në politikë dhe këtë përpiqen ta arrijnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.
Ky është qëllimi i mazhorancës, por do dështojë edhe këtë herë si herën e pare”, tha Roshi për Fax News.