Në fjalën hapëse të emisionit, moderatori Blendi Fevziu bëri me dije se janë ftuar të jenë pjesë e panelit të katërt kandidatët për kryetar në Partinë Demokratike dhe i vetmi që ka refuzuar pjesëmarrjen është kreu aktual Lulzim Basha.
Sipas Fevziut, Basha ka refuzuar përballjen me gazetarët për çështjen e zgjedhjeve të brendshme në PD.
“Janë 4 kandidatë që konkurrojnë, ne i kemi ftuar të katërt që të jenë sot prezent.
Tre prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, i katërti nuk ka pranuar që të përballet me gazetarët për këtë çështje”, tha Fevziu.