Balla thotë se Basha do rizgjidhet në krye të PD, tregon kur vazhdon dialogu

Shqipëria

Balla thotë se Basha do rizgjidhet në krye të PD, tregon kur vazhdon dialogu

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:12
Taulant Balla dhe Lulzim Basha

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla shprehu besimin se kryedemokrati Lulzim Basha do të rizgjidhet sërish në krye të Partisë Demokratike. Ai përsëriti ftesën për demokratët në mënyrë që në shtator të bëhen bashkë për të miratuar nismat që kanë propozim i dyanshëm.

“Ajo që dua të them dhe po e nënvizoj. Ka një rëndësi fjala e kryetarit Rama që lidhet me vizionin tonë “Shqipëria 2030” dhe organin qeverisës për mandatin tonë të ri. Një parti politike si e jona hyn në zgjedhje për të fituar.

 Fokusi do jetë te programi qeverisës dhe shprehja e vullnetit tonë. Të krijojmë një mundësi komunikimi me opozitën, PD-në në favor të vendit. Ky proces që çon në anëtarësimin në BE kërkon më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët. Rama e ka shprehur gatishmërinë për një frymë të re me opozitën.

Në shtator, në kuvendin e ri duhet të kemi mundësi për të krijuar mundësi të reja komunikimi në funksion të disa reformat ë rëndësishme për ligje që kërkon 3/5 apo 2/3. Ne i kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështje ku kemi darkordësi me PD, kujtoj këtu disa reforma politike që edhe vetë Basha që do mesa duket do rizgjidhet prapë, do të ulet në tavolinë”, u shpreh Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat