Disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit është ulur avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' me udhëtarët e parë të cilët kanë qenë emigrantë nga Londra së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Opozita hodhi sulme dhe u shpreh se kjo ishte një strategji e Ramës për fushatë pasi sipas tyre ai nuk ishte ende funksional.
Sot kryeministri ka dhënë një lajm të mirë. Ai u shpreh se nga 15 korriku nisin fluturimet nga Kukësi.
Reagimi:
Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës - Zyrih 12 EUR,
Zyrih - Kukës 28.66 EUR,
Kukës - Stamboll 12 EUR,
Stamboll - Kukës 23 EUR