​Xhaçka e quan historik anëtarësimin dyvjeçar të Shqipërisë në KS të OKB-së

Shqipëria

​Xhaçka e quan historik anëtarësimin dyvjeçar të Shqipërisë në KS të OKB-së

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:32
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e ka quajtur historik votimin e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar në faqen e saj zyrtare ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar, ’22-’23 duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u zhvillua sot votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka votoi më herët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Shqipëria u paraqit në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Europës Lindore.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat