Analisti Plator Nesturi tha për Euronews Albania se dalja e parë për mediat e kreut të shtetit, Ilir Meta, pas shkarkimit nga parlamenti vërtetoi edhe një herë përfshirjen e tij në politikë.
Sipas z. Nesturi, pavarësisht toneve të ulura që përdori sot z. Meta, ai e pranoi vetë se ka shkelur paanshmërinë politike, teksa siç tha, u shfaq si një opozitar i vetmuar.
“Sot u paraqit një Ilir Meta ndryshe, me tone më të qeta, por nuk e besoj të ketë reflektuar dhe kjo duhej nga fjalimi që mbajti. Nga njëra anë e prezanton veten si kreu i shtetit, por nga ana tjetër, duke e quajtur regjim mazhorancën del në pozicionin e kryeopozitarit. Kjo lloj dileme tregon se vendimi për shkarkimin nga parlamenti është i saktë. Pra, vet presidenti e pranon që ka shkelur anshmërinë.
Sot dukej një Ilir Meta shumë i vetmuar, pasi në deklaratën e vet për shkarkimin e presidentit opozita nuk e ka përmendur për asnjë çast, duke folur vetëm për institucionin e Presidencës”, tha z. Nesturi.