3 gola, 3 pikë dhe një nisje spektakolare e Euro 2020. Italia nuk zhgënjen përballë Turqisë, madje konfirmon pretendimet e mëdha për këtë edicion.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ‘Tirana Fun Zone’.
Aty është krijuar një hapësirë e dedikuar Kampionatit Europian 2020.
Një numër i madh tifozësh u mblodhën në shesh për të parë ndeshjen Itali-Tuqi nëpërmjet një ekrani gjigand.