Përshëndetje nga SH.M.U më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth kësaj fundjave!
Për ditën e Shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje.
Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/11/auto_auto_motiiii16234458251623448028.jpg)