Ekzekutoi 45-vjeçarin, gjykata lë në burg Leonard Bashaliun

Shqipëria

Ekzekutoi 45-vjeçarin, gjykata lë në burg Leonard Bashaliun

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:21
Leonard Bashaliu

Gjykata ka lënë në burg, Leonard Bashaliu autorin e vrasjes në Peqin, disa ditë më parë. Bashaliu ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Xhahysa në fshatin Gjocaj.

Në seancën e sotme gjyqtarja Pajtime Fetahu ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, ku shkak u bënë motive mjaft banale.

Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës,  që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat