Të rinjtë e FRPD-së e surprizuan duke i bërë një tortë të veçantë në oborrin e selisë PD.
Torta kishte formën e shahut që duket se është një ndër lojërat e pëlqyera të Bashës, i cili nesër do të jetë përballë Fatbardh Kadillit, Agron Shehajt dhe Edit Harxhit për t’u rikonfirmuar si kryetar i PD-së.
Siç është tradita, ai që ka ditëlindjen pret tortën dhe në këtë rast me batutë Basha tha po ia presim kokën këtij “mbretit të zi”
Më pas të rinjtë i kënduan këngën e ditëlindjes.
Momentet e surprizës u shpërndanë nga veta Basha në storyn e instagramit të tij.
Nesër në PD mbahen zgjedhjet brenda partisë për të votuar se kush do të drejtojë PD.