Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, mjeti përplas ciftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.
Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se një mjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në motor.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mjeti që ka përplasur çiftin e bashkëshortëve është me targa greke.
E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korcës. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.