Kongresit të PS-së sot i është bashkuar edhe ish-ministri Ditmir Bushati.
Ai ka vendosur të mos të mungojë në këtë 30-vjetor të partisë.
Edhe pse ka pasur përplasje me Ramën, sërish Bushati nuk ka hequr dorë nga “ideali” i tij për të qenë pjesë e ditës së rëndësishme.
Ai u shfaq në Kongres i ulur në krah të ministrit Niko Peleshi.