Ditën e sotme 12 qershor dhe nesër 13 qershor kulmon pelegrinazhi 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Që prej mëngjesit të ditës së sotme mijëra pelegrinj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.
Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambienteve të Kishës.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata makinash dhe trafik në rrugën që të çon drejt Kishës.
"Jemi nisur në 18:45 nga Tirana dhe ora është 22:00 tani. Po shkojmë te Kisha e Laçit. Në 00:00 po arritëm jemi të lumtur, po nuk besoj," thotë një zonjë.
Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika.