Basha pret në radhë për të votuar

Shqipëria

Basha pret në radhë për të votuar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:26
Lulzim Basha

Sot PD po voton.

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar paraditen e sotme selisë së Partisë Demokratike, ku do të votohet për kryetarin e ri.

Vetë Basha shfaqet duke qëndruar në radhë, ndërsa shoqërohet nga Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku.

Në selinë e PD-së pritet të votojnë dhe Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, ndërsa kandidatja tjetër Edith Harxhi do të votojë në njësinë 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat