Vijon prej orës 8 të mëngjesit procesi i votmit edhe në Lushnje. Janë 2694 anëtarë që do të votojnë sot për drejtuesin e ri të PD.
Kryetari i PD Lushnje, Sajmir Korreshi tha se procesi vijon normalisht dhe se 4 kandidatet kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit.
“Procesi ka filluar normal në orën 08:00.
Ka pjesëmarrje të mirë në votim dhe të katër kandidatë në garë kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit”, tha Korreshi.