Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka hedhur votën e tij në kuti.
Në një komunikim për mediat, Basha u shpreh se Partia Demokratike e ka nisur betejën me vlerat e demokracisë, shprehjes së lirë dhe debatit.
“Këto janë vlerat tona të demokracisë të shprehjes së lirë dhe të debatit.
Me këto vlera e kemi nisur betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me këto vlera do ta çojmë deri në fund betejën për rrëzimin e regjimit Rama –Doshi”, tha Basha.