Agron Shehaj është kandidati i fundit që ka votuar në selinë blu për kreun e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, por rëndësi të madhe ka edhe procesi i votimit.
Gjithashtu Shehaj shtoi se e sotmja do të vendosë fatin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit, vëzhguesit e mi, dhe votuesit në të gjithë Shqipërinë, sot vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme procesi”, u shpreh Shehaj.