Me akuza dhe përplasje të forta po shoqërohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Nuk kanë munguar akuzat për manipulime të listave, fotografim të votave apo edhe zhvendosje pa arsye të vëzhguesve të kandidatëve të caktuar.
Nisur nga këto zhvillime brenda PD-së, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se shkaku kryesor i këtyre konflikteve është mungesa e demokracisë brenda partive politike shqiptare.
“Mungesa e demokracise brenda partive politike shqiptare, shkaku kryesor i tjetersimit te tyre ne banda te kryetareve te partive dhe cenimit te sistemit demokratik ne pergjithesi.”, shkruan Romeo Kara.