Bota e futbollit u përlot dje teksa mesfushori danez Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak dhe u shtri pa ndjenja në mes të fushës.
Teksa të gjithë luteshin për shpëtimin e tij, vëmendjen e tërhoqi edhe bashkëshortja e tij, e cila teksa shpërtheu në lot tentoi të futej në fushë.
Pikërisht ky moment që po bën xhiron e botës, është komentuar edhe nga gazetari Artan Hoxha.
Gazetari shqiptar përgëzon kapitenin Simon Kajet, i cili u përpoq të qetësonte bashkëshorten Erikson, por edhe të tërhiqte lojtarët për të krijuar një rreh rreth futbollisti që u shtri pa ndjena në fushë.
“KAPITENI.... Simon Kjaet bravo”, shkruan Hoxha krahas fotove emocionuese.