Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë.
Një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë.
Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korcës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.