Lulzim Basha e ka thelluar më tej diferencen e votave ndaj kandidatëve të tjerë duke vulosur kështu fitoren e tij si kryetar i PD.
Sipas rezultatit paraprak, Basha rezulton fitues me 81% të votave, ndërsa pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.
Gazetari investigativ Artan Hoxha e kishte parashikuar më parë këtë rezultat dhe me ironi shkruan se sa herë që ka zgjedhje në PD fitohet me 80 % të votave.
“Jo po thoni qe nuk e gjeta?!!!
Shikoni sa besim kam te Luli?!
Në mengjes thashe se fiton me 80% të votave të pjesmarresve.
Në mbrembje po aq e nxori Jemini...
Urime kryetar!!!
Ta gezosh fitoren....
Edhe pse nuk e kuptoj, si ka mundesi qe sa here ke zgjedhje në PD, fiton fiks me 80% te votave”, shkruan Hoxha.