Deputeti i zgjedhur i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është i pari në radhët e PD që ka uruar Lulzim Bashën për mandatin e tretë në krye të PD.
Mziu e quan spektakolare fitoren e Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa thekson se tashmë puna do fokusohet te platforma e tij për të rrëzuar qeverinë.
Sipas Mziut, nën drejtimin e Lulzim Bashës edhe për katër vite të tjera, Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
"Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij. Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave. Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër. Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë. Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt", shkruan Mziu.