Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.
Po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.
vIktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit.
Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.