Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, dy deputetët e zgejdhur të PD-së në qarkun e Lezhës, nuk kanë votuar ditën e djeshme për kreun e ri të partisë.
Ata nuk mundën të votojnë pasi u paraqitën në selinë e Partisë Demokratike pas orës 19:00 dhe nuk u lejuan, pasi kishte kaluar afati përfundimtar.
Fotoja e mëposhtme është momenti ku ata largohen:Kujtojmë se ditën e djeshem u mbylllën zgjedhjet në partinë demokratike dhe rezultatet shpallën fitues Lulzim Bashën me 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota.
Edith Harxhi mori 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.