Si çdo seancë plenare, edhe kjo e sotmja ka nisur me përplasje me kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi. Në fillim të seancës së sotme, Gjuzi komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ndërsa shtoi se për të duhen marrë masa.
"Kryeministri ka munguar 6 muaj në Kuvend, nga data 4 janar deri në 9 qershor, a përmbën një shkelje që mandati i tij të konsiderohet i pavlefshëm?", tha Gjuzi.
Kundër i doli Ruçi, i cili pretendoi të kundërtën, duke u shprehur se Gjuzi ishte i pasaktë me konstatimet e tij.
"Je i pasaktë, edhe tek kryeministri. Jo më vonë se seancën e kaluar ka qenë në foltore dhe ka folur.", u shpreh Ruçi.