Maturantët në Fier edhe pse janë njohur me vendimin e ministrisë së Arsimit për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë, sërish kanë protestuar. Ata kërkojnë diçka më konkrete, ndërsa në një takim me Drejtoreshën Rajonale të Arsimit për jugun Brunilda Dhamo, ata thonë se prej të shtunës nuk kanë mundur të kontaktojnë me askënd.
Nga ana e saj, drejtoresha i ka këshilluar maturantët që të mos bëjnë këto sjellje, pasi nuk është ky brezi që po edukohet.
JA DEBATI
Drejtohesha: Ky është arsimi që ne po rrisim dhe po edukojmë? Kështu do t’i zgjidhim gjërat? Çfarë po përfaqësoni?
Maturantët: Të rinjtë shqiptarë, maturantët
Drejtoresha: Me këtë lloj forme? E keni dëgjuar deklaratën e ministres? Nga sa prej jush është marrë në konsideratë? Ju lutem Nuk janë këto brezat që po edukojmë, nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime që po bëni. Përfaqësuesit tuaj i pres unë në zyrë. Ju lutem.
Maturantët: Mos na u lut fare, boll na jeni lutur. Kemi që të shtunën që presim.
Drejtoresha: Unë jam drejtoresha rajonale dhe sapo kam dalë nga takimi.
Maturantët: Duhet të bëjmë zhurmë ne që ju të dilni
Drejtoresha: Këto janë brezat që ne po edukojmë?
Maturanti: Jo, brezat që ju po edukoni po prisnin këtu për një deklaratë.
Drejtoresha: Kush nuk doli?
Maturantët: E para në thoshte edhe dy minuta…
Drejtoresha: Atëherë ju pres unë në zyrë
Pas protestës së maturantëve në lidhje me shqetësimin për testimin e matematikës, Ministria e Arsimit ka marrë një vendim në favor të nxënësve. Në një videomesazh, ministrja Kushi u shpreh se është vendosur që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.
Pas provimit të matematikës ministria thote se ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.