Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues në garën për kryetarin e PD.
"Komisioni Zgjedhor i PD ka përmbyllur procesverbalin e rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kuti. Janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë.
Bazuar në të dhënat zyrtare, nga 75 mijë anëtarë kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. 413 vota të pavlefshme."
Rezultati:
Fatbardh Kadilli: 781 vota
Edit Harxhi: 983 vota
Agron Shehaj: 6038 vota
Lulzim Basha: 32882 vota