Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, teksa foli për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetarin e kësaj partie.
Por çfarë do të ndodhë në vazhdim me “grupin për PD”, të krijuar para zgjedhjeve për kryetarin e partisë?
“Basha nuk përfaqëson sot vullnetin e anëtarësisë së PD, pasi ishte një garë pa garë, një maskaradë. Një njeri përcakton datën e zgjedhjeve, komisionerët, i vetëm përdor fondet në fushatë. E vetmja përgjegjësi e jona është se nuk e kemi ngritur zërin më fortë përpara. Kryesia është e zgjedhur sot nominalisht nga një listë që e harton vetëm kryetari i partisë. Grupi për PD do të vazhdojë të kontaktojë, të përçojë, me anëtarësinë të të gjithë shqetësimet që ka. Këtu nuk bëhet fjalë për parti tjetër, por një grup kolegësh, një grup që ka unifikuar shqetësimin e tij dhe i tillë do të vazhdojë dhe në të ardhmen, por nuk bëhet fjalë për të krijuar fraksion”, tha Nishani për A2.