Partitë Popullore Europiane janë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen e tij si kryetar I Partisë Demokratike në katër vitet e ardhshme.
Në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale PPE, shpreson që të vijojë lufta e përbashkët me PD për një Shqipëri demokratike e europiane.
"Urimet tona të ngrohta për Lulzim Basha nga partia jonë shqiptare anëtare PD për rizgjedhjen e tij për rizgjedhjen e tij të qartë si kryetar partie. Le të vazhdojmë të forcuar & bashkërisht luftën tonë për një Shqipëri të prosperuar, # demokratike dhe # Evropiane #."
Lulzim Basha është zgjedhur për herë të tretë në krye të PD-së. Pas zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme, Basha mori 80% të votave.