Petrit Vasili ka komentuar marrëveshjen që kryeministri Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nënshkruan dje në Bruksel për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë.
Sipas Vasilit, Rama u detyrua të firmosë këtë marrëveshjes, pasi “ia futën këmbët në një këpucë”.
Ai shkruan se kryeministri po përpiqet të fshehë “armiqësinë ndaj perëndimir dhe adhurimin për lindjen”.
Reagimi i Petrit Vasilit:
“Rama firmosi se i futen kembet ne nje kepuce per 5G!!
Rama per rrjetin 5G doli hapur kunder SHBA dy vjet me pare, bile deklaroi ne FB:
Postimi i Ramës:
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”!
Pra Rama inauguroi dhe promovoi vete fillimin e tij gje qe shqetesoi Ambasaden Amerikane ne Tirane e cila u prononcua ne nentor 2019:
“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.
I kerkuam publikisht ne 4 nentor 2019 tu pergjigjej 8 pyetjeve per kete çeshtje kaq serioze dhe kete shqetesim te Ambasades Amerikane.Ketyre pyetjeve Rama ju fsheh sepse afera ishte teper e rende
Sot qe ja kane futur kembet ne nje kepuce Rama u detyrua te firmose marreveshjen per 5G me SHBA.
Asgje nuk harrohet dhe nuk mund te kamulflohet nga propaganda, qe ka si qellim te shuaje nga memorja e publikut armiqesine e Rames ndaj perendimit dhe adhurimin e tij per lindjen!