Tre persona kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë në Finiq të Sarandës.
Sipas policisë, është arrestuar pronarja e objektit E.K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë dhe dy punëtorët të cilët po kryenin punimet, I.I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.