Duke filluar nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona behën 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.
Ndërkohë duke filluar nga një korriku, ora policore shtyhet nga 24:00-06:00. Ndërsa orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Po ashtu nga kjo datë do të lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.
Ulja e rasteve të reja me Covid, por edhe numri i mininal i fataliteteve ka bërë që ministria të lehtësojë më tej masat anti-Covid.
Dy javë më parë, u prezantua plani i masave, që lejoi heqjen e maskave në ambientet e jashtme. Në datën 1 qershor ora u shty 23:00 -06:00.