Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Kala të Beratit, mëngjesin e sotëm.
Policia njofton se një e moshuar është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët dhe pa shenja jete.
Raportohet se nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune”, njofton policia.