Politologu Altin Gjeta, ka komentuar akuzat që kanë bërë ish-kandidatët për kreun e PD-së , ndaj Kryetarit të kë saj force, Lulzim Basha.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Gjeta është shprehur se procesi i zgjedhjeve kishte problem dhe sipas tij gara nuk ishte e barabartë.
"Këto akuza vijnë si pasojë e mungesë s së besimit tek zgjedhjet në tërësi, dhe në këtë kuadër nuk mund të përjashtohet as Partia Demokratike në tërësi sepse ajo reflekton në shoqërinë shqiptare. Do thoja se procesi i zgjedhjeve në PD provoi se aty po ruhet statuorja. Partia e PD duke se nuk ka qenë e gatshme për të ndryshuar lider.
Procesi kishte problematike. Fakti që zoti Basha hyri në garë si kryetar në detyrë, mendoj që ka ndikuar në rritjen e mosbesimit të garë s, sepse nga detyra e Kryetarit Basha ka pasur mundë sinë që të influencojë më shumë mbi anë tarë sinë , mbi strukturat gjithashtu ka përdorur resurset e barabarta, ndërkohë kandidatë t e tjerë nuk ka pasur kushte të barabarta."
Më tej ka folur në lidhje me rikthimin ish- kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së , duke thënë se ky i fundit e ka mbaruar ciklin e tij politik.
"Nuk mendoj se do të ishte zgjidhje rikthimi i Berishë s në krye të PD sepse ai tashmë e ka kryer cikli e tij politik, megjithatë varet se për çfarë rikthimi flasim. Në se do ishte një rikthim i përkohshëm do të ishte produktiv."