Rusia është gati për punuar ngushtësisht me anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB, të zgjedhur në 11 Qershor, Shqipërinë, Brazil, Gabon, Ganë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë të martën.
Agjencia e lajme ruse TASS bën të ditur se minsitrja e Jashtme e Rusisë me anë të një deklarate thekson se "Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t'i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale."
"Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj," tha ministria.
Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB më 1 janar 2022. Ata do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë Anëtarët e KS të OKB që nga janari 2020.
Këshilli i Sigurimit i KB ka pesë anëtarë të përhershëm dhe dhjetë jo të përhershëm, të cilët zgjidhen për një mandat dyvjeçar. Zgjedhjet mbahen çdo vit për të zëvendësuar pesë në dhjetë anëtarë jo të përhershëm.