Ka zgjatur gati 12 orë seanca në Gjykatën Kushtetuese ku janë paraqitur pretendimet e institucioneve të përfshira në çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Seanca u mbyll rreth orës 22:00 dhe vendim pritet të merret gjatë ditës së enjte.
Gjatë seancës Bledar Dervishaj, Këshilltari për Çështjet Ligjore i Presidentit, bëri një parashtrim të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e qeverisë.
Presidenca kërkon pezullimin e punës për ndërtimin që do të kryhet aty ku u shemb godina.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar, veprim i cili u shoqëruar dhe me konfrontim mes qytetarëve që kundërshtonin një akt të tillë dhe forcave të policisë.