Holanda i ka dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Parlamenti holandez, votoi sot pro vazhdimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Holanda sapo votoi ‘Po’! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.
Dakordësia për t’i hapur rrugën Shqipërisë, parlamenti holandez vendosi dje se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Këtë të enjte, parlamenti votoi për mocionet e mundshme të ngritura nga palët politike ose grupet parlamentare.