Një ngjarje e rëndë raportohet se është fshehur nga policia dhe prokuroria e Pukës.
Një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka vrarë motrën e tij dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.
Denoncimi është bërë nga një banor i fshatit, I cili raporton se policia dhe prokuroria janë përpjekur ta mbyllin këtë çështje ndërkohë që personi që kreu krimin është i lirë dhe ka dhunuar edhe anëtarë të tjerë të familjes.
Denoncimi është bërë public edhe nga ish-kryeministri Berisha.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje z.Berisha! dua që të bëni publike, një ngjarje që ka ndodhur në Fshatin Qerret të Pukës!
Para rreth një muaji, një zonjë e nderuar,ndjesë pastë sepse tani nuk jeton më,dyshohet se është vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë së saj, nga i vëllai,një i sëmurë mendorë, kur varrezat e fshatit janë rreth 500 m nga banesa, gjë që dhe ligji,dhe kanuni,e ndalon varrimin e kufomave vend e pavend !! por policia e Pukës, dhe prokuroria, janë munduar ta mbyllin çeshtjen, dhe duke e lënë të lirë ktë të sëmurë mendorë !!
Mbrëmë, ky i sëmurë mendorë,dyshohet se e ka keqtrajtuar të atin e tij 80 e ca vjeçar, duke e përzënë nga banesa,ku pas kërkimeve është gjetur vetem ditën e sotme,në një cep të fshatit, po ashtu dhe bashkëshortja e tij, kishte shenja dhune, pasi dyshohet se është dhunuar dhe kjo nga i biri i sëmurë mendor!! vetem sot më duket se është shoqëruar i sëmuri mendor, pasi për mendimin tonë, duhet të ishte izoluar që në rastin që është dyshuar për vrasjen e motrës,dhe varrimin e saj në oborrin e banesës!! kam frikë se do e lirojnë përsëri,dhe nuk mund të parashikohen pasojat pastaj !!!.....anonim të lutem...