Gjykata Kushtetuese të premten ka zbardhur vendimin e plotë që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim lidhet me mosmarrëveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.