Një makinë është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patokut dhe mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë.
Ky i fundit ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.
Autoritetet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes , për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.