Një person është arrestuar, 5 janë vënë nën hetim ndërsa një grua është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në Durrës. Shkelësit janë konstatuar në zonën e Kepit të Rodonit dhe në fshatrat Rromanat dhe Vlashaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare,
shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.
Në pranga është vënë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompentete ndërsa në kërkim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.
U vunë nën hetim
– A. Sh., 62 vjeç,
– N. M., 52 vjeç,
– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;
– R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije
– Dh. G., 66 vjeç