Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.
Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.
Ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij.