Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta.
Policia bën me dije se të plagosur mbetën shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zon?s për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.