Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznesmen, i cili për pasojë mbeti i plagosur.
I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i cili ka marrë plagë në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Iljadhi mësohet se është shumë i njohur në Sarandë pasi zotëron një nga lokalet më të frekuentuara në atë zonë.
Dalin detajet e rënda nga ngjarja në Sarandë, kush është biznesmeni që iu ‘shkarkuan’ 20 plumba, plagoset edhe kalimtari! 35-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zon?s për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.