Një tjetër sasi vaksinash anti covid-19 kanë mbërritur në Rinas. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri përmes një postimi në facebook, ku thekson se numri i përgjithshëm i vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri ka shkuar në 1,067,950 doza.
“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama mes të tjerash në facebook.
Postimi i Ramës: Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.
Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë.